Shalqini është një prej frutave më të preferuara gjatë verës, por të gjithëve mund t’u ketë ndodhur që të blenë një shalqin të madhe e të shijshëm në dukje, dhe kur e kanë prerë në shtëpi janë zhgënjyer. Ai ka qenë ose jo i ëmbël, ose i papjekur mirë.

Për të zgjedhur në treg një shalqi të ëmbël, duhet të keni parasysh këto detaje dhe do të zgjidhni atë të duhurin.

1. Duhet të shihni me kujdes fundin. Nëse vijat janë pranë njëra-tjetrës, kjo tregon që lëkura e tij është e hollë dhe ai është më i shijshëm.

2. Shalqini me bishtin e përdredhur është më i ëmbël se ai me bishtin e drejtë.

3. Ngjyra e errët e lëkurës së shalqinit është shenjë që ai është më i ëmbël.

4. Nëse vizat e shalqinit duken më qartë, tregon se ai ka një shije më të mirë.