Policia Kufitare e Kapshticës ka godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 92 kg kanabis në një kamion, dhe arrestuar dy poseduesit e saj.
Të arrestuarit janë Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç, banues në Korçë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në pjesën e serbatorit të kamionit “Scania” me targa AA630 KO gjatë kontrollit me qen antidrogë në vijën e dytë në dalje.
Sipas të dhënave, mësohet se droga ishte paketuar në 18 pako të mbështjella me letër natriban.
Kamioni drejtohej nga Artur Yzeiri, ndërsa Astrit Haxhi ishte pasagjer.





