Tre persona kanë qëlluar me thikë dy të rinj në një lokal në Gjirokastër.
Policia bën të ditur se ka arrestuar njërin prej autorëve, 18-vjeçarin Lefter Dono, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerët, shtetasit M.N. dhe O.A.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pllakë”, dhe shkak i plagosjes ka qenë një konflikt për motive të dobëta.
Dy të plagosurit K. K., 22 vjeç dhe G.B., 19 vjeç raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.





