Zv.ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland ka dalë në një konferencë për mediat pas mbylljes së takimeve në Tiranë. Nuland u takua fillimisht me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe në fund me Kryeministrin Edi Rama.

Nuland pas takimit me Ramën është shprehur se janë 91% e shqiptarëve që kërkojnë reformë në drejtësi dhe sipas saj kjo reformë është jetime për të ardhmen e Shqipërisë.

Ajo ka theksuar se ky muaj është moment i vështirë për demokracinë shqiptare.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fnuland-ambasadori-lu-ka-bere-propozim-te-ri-per-reformen-ne-drejtesi%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=ef549b230d“Ambasadori Lu u ka bërë palëve një propozim të ri për reformën. Propozimi i ri është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Nuland. “Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita.”