Me një histori dhe një futbollist në formë si Antoine Griezmann në anën e tyre, Franca do të jetë e bindur në fitoren ndaj Portugalisë sonte, për të marrë trofeun e Kampionatit Europian “France 2016”.
Franca ndeshet sonte me Portugalinë në finalen e Kampionatit Europian në shtëpinë e saj, dhe kjo kombëtare po pret që ta fitojë trofeun e parë të madh që nga viti 2000.
Lojtarët e Didier Deschamps ia kanë dalë që të arrijnë në finale përmes një kombinimi të aftësive dhe fatit, por do të jenë të bindur sonte për fitore në stadiumin “Stade de France”.
Këtu janë 5 arsyet që na bëjnë të mendojmë se Franca do të fitojë sonte:
1-Janë të pamposhtur në shtëpi.
“Blutë” kanë luajtur tri finale në shtëpi dhe nuk e kanë humbur asnjërën. Franca ka fituar Euro 1984, Kampionatin Botëror në 1998 dhe Kupën e Konfederatave në 2003.
2-Antoine Griezmann.
Me lojtarin më të mirë të Europianit që ka shënuar 6 gola, Franca ka një shans të mrekullueshëm për të fituar.
3-Franca ka rilindur.
Pas dështimit në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në 2010, Franca është tashmë një ekip i rilindur dhe kjo kulturë e re e lojtarëve duket e pamposhtur.
4-Portugalia.
Edhe pse Portugalia padyshim përbën një pengesë të ndërlikuar për Francën, shumica e tifozëve francezë do të jenë të gatshëm të përballen me një komb që nuk i ka mposhtur blutë për 41 vjet.
5-Hugo Lloris.
Franca ka pësuar gol vetëm 3 herë pas kalimit të grupeve në këtë kampionat europian, falë kapitenit të tyre të mrekullueshëm, portierit Hugo Lloris. Kjo është një arsye më shumë pse Franca mund të triumfojë sonte.





