Janë 33 mijë e 500 automjete që ngelin në testin e parë të kolaudimit, vetëm për shkak se nuk plotësojnë normat e lejuara të çlirimit të gazrave.

Kjo situatë, ka disa faktorë ndër të cilat është cilësia e naftës, vjetërsia e makinës, si dhe mungesa e servisit të automjetit.

Ekspertët thonë se, kalimi i testimit në fazën e dyte, ngre pikëpyetjen që një pjese e tyre kthehet nëpërmjet korrupsionit.

Por nga data 1 korrik, Shqipëria ka nisur të zbatojë norma të Bashkimit Europian, për sa i përket çlirimit të gazrave në automjete. Ky rregull i ri ngre pikëpyetje ne zbatim për shkak te cilësisë se karburantit që përdoret ne vend.

“Vizion Plus” raporton se për drejtuesit e Ministrisë së Transporteve ka ardhur koha të hapet një debat publik me qëllim kufizimin e makinave që duhet të hyjnë në Shqipëri. Por, kjo i takon Qeverisë, pasi impakti është i madh.

Për shembull, nëse do të vendosët që limiti i makinave të jetë deri 14 vite përdorim, janë rreth 120 mijë automjete që duhet të dalin nga qarkullimi. Makinat e vjetra si dhe cilësia e karburantit janë kontribuuesit kryesore në ndotjen e ajrit në vend.