Një fëmijë, vetëm 3 vjeç, Camilo Juarez, ka humbur jetën pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë brenda një automjeti me dritare të mbyllura, kur temperaturat jashtë i kalonin të 26 gradët.

Ngjarja e dhimbshme është regjistruar në një qytet të Ohio-s, SHBA.

Sipas hetimeve të para, vogëlushi ishte larguar nga shtëpia e gjyshërve dhe vetëm pas kërkimeve disa orëshe, një kushëri i tij e ka gjetur në një makinë të parkuar para shtëpisë.

Megjithëse është transportuar me urgjencë në spital, i mituri nuk ia ka dalë.

Autoritetet po hetojnë tani nëse vogëlushi është future vetë në makinë apo jo.