Nëpërmjet kutive të bojërave të makinave, modifikimit të pjesëve të ndryshme të kamionëve, si dhe bashkëpunimi me punonjës policie në Greqi, Kosovë, Bullgari dhe Turqi ishin mënyrat që grupi kriminal i goditur pak ditë më parë përdorte për transportin e heroinës.

Kjo është e evidentuar në tre operacione të zhvilluara në Shqipëri dhe Greqi, raporton “tv Klan”

Në rastin e transportuesit Arben Prendi në pikën kufitare me 29 Qershor në Morinë me 20 kg heroinë rezulton se në pjesën e kabinës së kamionit ishin krijuar modifikime të ndryshme me qëllim fshehjen e lëndës narkotike, nga kontrolli heroina u gjet e fshehur në një çantë me mbishkrim kinez.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Foperacioni-ballkan-si-fshihej-droga-per-ta-trafikuar-jashte-vendit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=339b2f5f21Në rastin e arrestimit të personazhit Anest Koromani dhe bashkëpunëtorit të tij Romeo Beq në zonën e Kasharit policia arriti të gjente 560 gr të fshehura në 5 kuti metalike bojrash për lyejre automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body”. e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.

Në rastin e arrestimit të grupit të Shyqri Kotorrit në Greqi në dhjetor të vitit 2015 rezultonte se i përfshirë në rol aktiv ishte edhe një punonjës i policisë, roli i të cilit ishte të vinte në dijeni organizatën.

Edmond Kotorri një prej drejtuesve e kontrollonte grupin e përbërë nga tre nëngrupe të vogla nga burgu i Grevanasë.

Në çdo takim me trafikantët përdorej një kod i ri, kjo rezulton dhe në përgjimet e prokurorisë shqiptare ku shtetasi Arif Çiço i kthen mesazh Jurgen Mollës me tekst: Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai.

Kodet e përdorura zakonisht në sms për të nënkuptuar drogën nga ana e grupit të Jurgen Mollës dhe Shyqri Kotorrit janë fjalët beton dhe Iphonë 6, ndërsa grupi i Neredin Nazeraj përdor portokalle e provuar në përgjimet telefonike të datës 1 Dhjetor 2015, ku shtetati Olti gjatë komunikimit me një shtetas tjetër me emrin Luli i komunikon se: “Ja kalova portokallet për nga Vlora.”

Shtetasit turq Abubekir Tuncdemir, Enver Kurulus kanë koordinuar kryesisht transportimin e heroinës në drejtim të Kosovës dhe Greqisë për t’ia vënë në dispozicion grupeve shqiptare me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE.

Tv Klan