Portali Jetaoshqef ka publikuar sot një video të dërguar nga një prej pushueseve, që kishte zgjedhur plazhin e Gjirit të Lalëzit për të kaluar të dielën. Vërtet plazhi i Gjirit të Lalëzit është mjaft i frekuentuar nga pushues nga i gjithë vendi, e madje edhe të huaj, por rruga për të shkuar atje kthehet në një mundim të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Megjithëse rruga ka dy korsi, një për vajtje dhe një për kthim, në mëngjes ajo ka veç një drejtim: Të gjithë për tek Gjiri i Lalëzit.

Në kthim është e njëjta situatë. Në tentativë për të mbërritur sa më shpejt në plazh, drejtusit e mjete i presin rrugën njeri-tjetrit, madje në disa raste e kthejnë edhe në tre korsi.

Prania e policisë rrugore në këtë aks duket se nuk arrin ta menazhojë dot morinë e mjeteve në rrugë dhe padurimin e drejtuesve të mjeteve për të mbërritur sa më shpejt në destinacion.

"Rruges per tek Gjiri i Lalzit. Rruga me 2 sens levizje eshte konvertuar ne nje sens levizje super te rrezikshme nga drejtuesit me "shume kulture". Policia nderkohe nuk ekziston ne kete situate kaotike! Rrezik ka pushuar per te pire ndonje kafe ose per te ngrene ndonje frut!", thotë vajza që ka xhiruar videon,

Të njëjtin denoncim ka bërë edhe një qytetar tjetër, i cili thotë se rruga është bërë me tre korsi edhe pse çdo 3-4 metra ka policë, nuk po merren masa.

"Tek gjiri i lalzit rruga behet me 3 korsi vetem vajtje, ne fillim te rruges sheh cdo 3 metra nga 3-4 polic, pergjate saj, asnje".