Reperi i pëlqyer nga publiku shqiptar, Getoar Selimi, ka publikuar në Instagram një fotografi prane një makine ‘’Mercedes S 600’’, kostoja e së cilës kap vlerat marramendëse të shumave që nisin nga160 mijë euro.

 Getoari e ka shoqëruar foton me shkrmin: ‘’Ça të thot vllai’’?

Shprehja shqiptare që Getoari ka përdorur ndoshta është tregues i shenjave të para që po le ndikimi i Marinës në gjuhën e folur prej tij, megjithëse e fejuara e artistit nuk është nga Vlora, vendi ku më së shumti përdoret një shprehje e tillë.