Një person ka gjetur vdekjen pas një përleshje me disa pjesëtarë të policisë së Kosovës në Gjilan.
Mediat kosovare kanë bërë me dije se nga përleshja, mbetën të plagosur një pjesëtar i policisë dhe një vajzë 11-vjeçare. ‘Në përleshje e sipër një plumb i shkrepur nga arma zyrtare ka kapur të dyshuarin i cili ka mbetur i vdekur’, -ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.





