Një toreador gjeti vdekjen në ring, pasi  gjatë shfaqes së famshme spanjolle, ai u godit nga demi. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Victor Barrio, të cilit gjatë lojës demi i nguli brinjët në kraharor. Ai është toreadori i parë që vritet në ring nga demi në këtë shekull. Toreadori i fundit që është vrarë nga një dem është Jose Cubero, apo Yiyo më 1985.