Një person ka gjetur vdekjen ditën e sotme dhe një tjetër është plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore. Në aksin Ura e Gajdarit- Delvinë, një 27-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë. Mjeti tip “Audi” me targë MNTH68 drejtohej nga shtetasi Igli Seiti, 23 vjeç, i cili është shoqëruar në polici.
Më herët në aksin Shkodër-Velipojë, një mjet u përplas me një motoçikletë në vendin e quajtur “Sektor” dhe si pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, rreth 40 vjeç. Ndërsa, drejtuesi i mjetit “Benz” AA377JX u largua nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy aksidenteve.





