Teuta u mund dje 5-0 në Kazakistan nga Kairat Almati, ndërkohë që luhatjet në tregun e basteve ngritën dyshime të mëdha. Një nga kompanitë që merren me studimin e luhatjeve të kuotave, Federbet, është marrë pikërisht me Teutën, duke akuzuart për trukim në Kazakistan, ku duke gjykuar nga tregu, pritej një fitore 4-0 apo 5-0 nga Kairati. Pas ndeshjes, presidenti Edmond Hasanbelliu ka deklaruar: “Lojtarët u treguan amatorë dhe të demoralizuar, si nga humbja e ndeshjes së parë, ashtu edhe nga goli i parë i pësuar në kthim. Ndikoi edhe rruga e gjatë dhe e lodhshme. “Federbet? Të hetojnë një herë, të faktojnë dhe pastaj të nxjerrin konkluzione, bashkë me ju që e quani skandal, pa provuar gjë, që e dinte 4 apo 5-0. Pas 3-0 kishim rast flagrant për të shënuar, çfarë ndodhte me bastet po të shënonim?". Hasanbelliu është i zemëruar edhe për udhëtimin e gjatë që iu desh të bënte skuadrës së tij: “Nuk është normale, do të ankohemi edhe në UEFA, pasi Kazakistani është në Azi, jo në Europë”.





