Dy persona janë vënë në pranga nga Antikontrabanda dhe Hetimi Doganor, pasi po transportonin me furgon një sasi cigaresh kontrabandë nga Kosova në Shqipëri.

Cigaret kontrabandë ishin të markave “Trokadero” dhe “Ronson”.

Policia ka ndaluar shtetasin E.K, për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, si dhe doganierin B.Ç për “shpërdorim detyre”.

Sasia e cigareve të padeklaruara në doganën e Qafë Morinës, u zbulua dje nga Grupi i Antikontrabandës i stacionuar në aksin Qafë Morinë – Tropojë, pas kontrollit të ushtruar në furgonin me targë AA967MG.

Sipas hetimeve, rezultoi se doganieri Bilbil Çuni, nuk kishte ushtruar kontroll në mjet dhe për këtë arsye ndaj tij do të vijojë ndjekja penale për “shpërdorim detyre”