Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur në një takim, fituesin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë, Bekim Bashën.
Duke vlerësuar vullnetin e hekurt të 17-vjeçarit, që ia ka dalë të ngrejë flamurin shqiptar mes 54 shteteve të botës, Basha shprehu domosdoshmërinë e mbështetjes së talenteve të sportit si Bekimi.
Ndonëse janë jashtë vëmendjes mediatike dhe të qeverise, Basha thotë se ata kanë shkëlqyer në kompeticione ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar e duke u nderuar me medalje.
Lideri i opozitës ka premtuar se mbështetja e tyre financiare dhe krijimi i kushteve për stërvitjen e tyre do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, pasi qeveria nuk mund të investohet vetëm për të përfituar nga suksesi i sportistëve tanë.





