Me 12 vjet burg është dënuar një shqiptar 38-vjeçar nga Gjykata zvicerane në Lukerna.
Sipas policisë zvicerane, shqiptari i konsideruar bosi i një bande trafikantësh droge që vepronte në Zvicër, brenda një viti ka trafikuar rreth 22 kg lëndë narkotike në periferinë e Lukernas, Zyrihut, San Gallos e Kriensit.
Ai u arrestua në janar të 2013-s në qytetin e Padovës në Itali e më pas është ekstraduar drejt Zvicrës.
Gjykata zvicerane informon se hetimet kanë çuar dhe në arrestimin e disa shqiptarëve të tjerë, të konsideruar anëtarë të bandës së trafikantëve, kreu i së cilës ishte 38-vjeçari.
Shqiptari, emri i të cilit nuk mësohet, rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, trafik qeniesh njerëzore e qëndrim të parregullt në Europë.





