4 punëtorë shqiptarë, që po udhëtonin me një furgon, kanë mbetur të plagosur pas përplasjes me një kamion të drejtuar nga një 57 vjeçar italian.
Sipas raportimeve të medieve të vendit fqinjë, i plagosur ka mbetur edhe italiani që drejtonte kamionin.
Ngjarja e rëndë, që fatmirësisht u mbyll vetëm me 5 të plagosur në gjendje të lehtë, u regjistrua në Ponzano, Itali.
Furgoni, ku ndodheshin shqiptarët, pas përplasjes me kamionin doli nga rruga dhe u përplas me fasadën e kishës Shën Vito, duke e dëmtuar rëndë objektin e kultit.
Ndërkohë, incidenti shkaktoi bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe trafik të rënduar.
Sipas medieve vendore, furgoni drejtohej nga një shqiptar 32 vjeçar, ndërkohë që tre bashkëkombasit e tij ishin të moshës 24,30 dhe 31 vjeç.





