Nga Flutura Açka
Kisha besuar se pas majit të vitit 2018, në jetën time nuk do të gjendej më kurrë ndonjë arsye për lot. Por të gdhirët e 17 majit 2020, ishte tronditëse; të vetmit që nuk përloti ishin bishat me pushtet dhe puthadorët e tyre. Me Teatrin u shemb edhe një pjesë e rinisë së brezit tim, një pjesë plot shkëlqim e historisë së kulturës shqiptare, një pjesë e historisë së Tiranës.
Tiranët e asaj nate kanë emër të përveçëm:
Edi Rama, artisti që asfiksoi artin shqiptar për të qenë vetëm ai në qendër të tij.
Erjon Veliaj, politikani diabolik që shkatërroi kujtesën e Tiranës.
Sandër LLeshi, i cili e militarizoi aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kjo treshe një ditë duhet të japë llogari, pasi u soll me arrogancë me shqiptarët, u tall me kodin më elementar të Europës, kujtesën. Dhe kujtesa e njerëzimit fillon nga Teatri.
Ne, njerëzit që e dashurojmë Teatrin dhe duam që të ruhet kultura e këtij kombi, ia kemi kujtuar publikisht me protestën tonë. Një ditë, një prokuror patriot duhet t’ia përsërisë ligjërisht kurrsesinë e shembjes së Teatrit, pavarësisht fuqisë që të jep pushteti. Sepse pushteti në demokraci nuk është pronë e jotja. Deri atë ditë ne do të vazhdojmë të luftojmë për Shqipërinë, historia e së cilës, edhe ajo politike, nuk nis me shpurën dalëboje të sotme, që nuk kanë fuqi më as t’i gëzohen “fitores” apo ta vënë atë së paku si buzëkuq për të fshehur ngjyrën meite prej vjellës së vjedhjes së tyre vjellëndjellëse.
Foto: Një protestues me tatuazhin e Teatrit Kombëtar