Është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i “Nisma për Kosovën”, ku kanë zgjedhur kryetarin e kësaj partie. Në krye të kësaj partie edhe për katër vitet e ardhshme, edhe pse me 15 vota kundër, mbetet kryetari i deritanishëm, Fatmir Limaj, i cili njëherësh ishte edhe i vetmi kandidat për kryetar.

Votimi u bë me vota të fshehta, nga 529 delegatë sa ishin në sallë. 502 votuan kryetar Limajn, 15 të tjerë votuan kundër dhe tri fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Me t’u bërë sërish kryetar Limaj, në fjalën e tij ka siguruar delegatët se do të punojë për të mirën e qytetarëve, për t’i kthyer solidaritetin dhe dinjitetin shtetit të Kosovës.