Një 23-vjeçar shqiptar me iniciale B.L, u arrestua nga policia italiane në Bra të Piemontes, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij.
Mediet italiane shkruajnë se ai jetonte në të njëjtën banesë me të dashurën 19 vjeçe.
Ngjarja u regjistrua gjatë natës së kësaj të premteje.
Shqiptarit iu sekuestrua edhe një armë pistoletë dhe sende të tjera.
Edhe vitin e shkuar, ai u arrestua pasi kishte kërcënuar me armë një tjetër person.





