Zgjedhjet e tij gjithnjë kanë qenë të guximshme dhe kanë rezultuar të suksesshme kurdoherë. Stili i kryeministrit duket se ka bërë për vete edhe ato që qëndrojnë pranë tij.
Së fundmi ndërsa ka dalë nga zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, ku prej vitesh Edi Rama ka traditë të takojë çdo paradite të mërkure Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, ai është parë me këmishë, xhaketën e kostumit në duar dhe atlete sportive.
Por jo vetëm kaq, më shumë përshtypje të bën truproja i tij, i cili është gjithashtu i veshur me kostum dhe atlete sportive!
Kjo do të thotë që në kryeministri të gjithë ecin me hapin e modës.





