Parakalimi në tapetin e kuq ishte interesant jo vetëm për ndarjen e çmimeve, por një fakt që fansat e prisnin me padurim ishte veshja që kishin zgjedhur personazhet e showbizz-it për këtë natë. 

E sikundër u vunë re veshje shumë elegante dhe me klas, kishte nga ato personazhe të cilat kanë pëlqyer më shumë komoditetin e rehatinë në një natë si kjo. 

E tillë ishte këngëtarja dhe moderatja e “Portokallisë”, Endea Tarifa. Ajo kishte zgjedhur një stil më cazual, për këtë mbrëmje. Një fustan ku dominonin ngjyrat e forta, kombinuar edhe me një palë sandale me ngjyra po në të njëjtin stil, Eneda u duk shumë komode gjatë gjithë mbrëmjes.

Këtë herë Eneda ia ka besuar zgjedhjen e veshjes koleges dhe mikeshës së saj Jonida Maliqi, e cila ka veshur të njëjtin fustan në një prej sesioneve të fundit fotografikë. 

E siç jemi mësuar tashmë në të tilla raste nuk mund të mungojë pyetja: Kujt i rri më bukur?