Pas votimit në referendumin e dy ditëve më parë, analisti Paul Lomax i “Financial Times” ka komentuar mbi tre tragjeditë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.
Së pari ishte klasa punëtore që votoi për daljen pasi ishin ekonomikisht të shpërfillur dhe tashmë janë ata që do të vuajnë më shumë në afatin e shkurtër për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe investimeve. Ata sapo kanë këmbyer një elitë të largët dhe të paarritshme me një tjetër.
Së dyti, gjenerata e re ka humbur të drejtën që të jetojë e punojë në 27 shtete të tjera. “Ne nuk do ta dimë kurrë masën e plotë të mundësive të humbura, miqësive, martesave de përvojave që do na mohohen. Liria e lëvizjes na u hoq nga prindërit, xhaxhallarët dhe gjyshërit (të vjetrit ishin pro largimit, të rinjtë për qëndrim) duke i dhënë një goditje tjetër këtij brezi që po vuan tashmë nga borxhet e paraardhësve”, thotë Lomax.
Së treti, analisti shton se ata tashmë jetojnë në një demokraci post-faktike.





