Edicioni i parë i ‘Top Awards’ është mbyllur ditën e djeshme me një foto të stafit në skenë.
Ledion Liço, moderator i këtij eventi që ngjiti në skenën këngët hit të vitit 2015, dhe këngëtarët që na kanë bërë të kërcejnë me bitin e tyre, thirri në skenë të gjithë stafin për të realizuar foton. Por Lori Hoxha, organizatore e këtij eventi, ka dashur pak qetësi, pasi ishte duke dhënë një intervistë televizive. Në kohën kur Ledioni nuk pushonte së foluri, Lori Hoxha është ngritur në këmbë dhe i ka kërkuar atij të mbajë pak qetësi derisa ajo të mbarojë prononcimin e saj.
“Boll për sot, e ke ekzagjeruar”, – thotë ajo me buzëqeshje dhe lirshmërinë që e karakterizon si tip.
Më herët në një prononcim për Express ajo tha se kishte pritshmëri të larta për këtë event, pasi kishte punuar fort që gjithçka të dilte bukur.





