Perimet e mbjella në serat shqiptare janë tërësishst të pastra. Ky është konkluzioni i dalë nga analizimi i perimeve të analizuara nga Instituto Zooprofilattico Sperimentale Teramo në Itali.
Siç bën të ditur Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ky konkluzion i përket rezultatit të analizave të kryera mbi perimet që prodhohen në serat shqiptare sa i përket prezencës së pesticideve mbi normat e lejuara nga BE-ja, analiza që kanë rezultuar negative.
Teramo, një nga institutet kërkimore të referencës në BE, disponon teknologjinë më të fundit për analizën e pesticideve në prodhimet bujqësore.
Këto analiza, të realizuara nga ky institut janë në përputhje me analizat e kryera në vend nga ISUV. Laboratori i ISUV është certifikuar në rang kombëtar.
Ky institucion bën të ditur se, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, analizat do të kryen në mënyrë periodike në të dyja laboratoret.





