Një maturant nga Kurbini ka përfunduar sot në prangat e polisë.
18-vjeçari Floriol Myrta, maturant në gjimnazin e Mamurrasit, pasi është përplasur fizikisht me administratorin e provimit si dhe punonjësit e policisë, është arrestuar në flagrancë.
Në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, që kanë qenë prezent në këtë shkollë për mbikqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, Myrta ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë.
18-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Goditje për shkak të detyrës”.
Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.





