Pas ndeshjeve në grupe u mësuan skuadrat që përparojnë më tej dhe ato që kthehen në shtëpi. Mes këtyre të fundit ishte edhe Shqipëria, e cila debutoi në këtë kompeticion. Në këtë moment ta garës, vetë UEFA, por edhe kompani të ndryshme prestigjioze në fushën e statistikave sportive, bëjnë disa bilance, qoftë individuale, për lojtarë a kombëtare të veçanta, qoftë për krejt raundin që u mbyll. 

Kështu ka vepruar edhe “OPTA”, e mirënjohur në botë për statistikat futbollistike, e cila ka hartuar e bërë publik formacionin më të mirë të raundit të parë të Kampionatit Europian të Francës (pas fazës në grupe). Në këtë mwnyrw, kjo kompani ka bërë për të dalë në 11-shen më të mirë, është bazuar jo vetëm tek ecuria rezultative e skuadrave finaliste, por edhe në statistikat individuale të çdo lojtari, sipas roleve dhe reparteve në fushën e blertë. Në përfundim është përftuar formacioni më i mirë në bazë të statistikave, sipas modulit 4-2-3-1. Dominon Gjermania, me tre përfaqësues të saj. 

Konkretisht, ata janë: Boateng në qendër të mbrojtjes, Hector si mbrojtës i majtë, dhe Kros si mesfushor qendre. Bën përshtypje se në portë, referuar statistikave përkatëse, qëndron MekGovern, i Irlandës së Veriut. Ai shpërfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në pritje, sidomos në ndeshjen e fundit, kundër Gjermanisë, ku shqiptarët shpresonin në një goleadë të të besuarve të Lëvit. Në mbrojtjen me katër ka vend edhe për kroatin Srna, djathtas, si dhe për Shar të Zvicrës, që na shënoi golin neve, në ndeshjen e parë, i cili pozicionohet si partner i Botaneg në qendër të prapavijës. Në qendër të mesfushës, në bazë të statistikave, ka fituar një vend edhe belgu Vitsel. Ky i fundit, edhe gjermani Kros, janë vendosur në skemën 4-2-3-1 si mesfushorë difensivë, përpara mbrojtjes, ndërsa treshja e mesfushës, ofensive, ka emrat e francezit Paje, nga e majta, të spanjollit Iniesta në “kullën e regjisë”, dhe të kroatit Perisic në të djathtë. Në majë të sulmit, falë golave të shënuar, pozicionohet uellsiani i mirënjohur, Garet Bale, si dhe bashkëlojtari i tij te Real Madridi, portugezi Cristiano Ronaldo. 

Pra, nëse u referohesh klubeve ku luajnë këta 11 lojtarë, Reali i Madridit dominon, me tre emra: Kros, Bale dhe Ronaldo.