Turistët britanikë në Greqi, nga sot, nuk mund të këmbejnë më pound-in me euron. Kjo për shkak për shkak të tronditjes së tregjeve britanike nga “Brexit” dhe zhvlerësimit të monedhës.

Turistët në ishullin Kos të Greqisë, janë njoftuar se atyre nuk mund t’u këmbehet paundi me euron, sepse Banka Qëndrore Europiane, nuk ka vendosur ende një kurs të ri të paundit, pas pikiatës më të madhe që pësoi sot në treg (rënia më e madhe që prej 1985-ës).