Shkrimi jo i saktë i emrit nga organizatorët e spektaklit, ka bërë që 2Po2 të ndjehet i ofenduar dhe për këtë arsye të refuzojë edhe festën e Top Awards për të marrë pjesë mbrëmjen e sotme kur do të shpallen ҫmimet për të gjitha kategoritë.

Përpos kësaj reperki ka vendosur që në shenjë revolte të publikojë klipin e ri, i cili është një shenjë revolte dhe proteste për eventin muzikor, i cili, sipas tij, është i destinuar të dështojë.

Në kohën e ndarjes së çmimeve Top Awards, 2Po2 do të publikojë projektin e tij të ri “Çka ka ftyra jem”. Kështu ka lajmëruar nëpërmjet një statusi në Facebook. Po ashtu, reperi sqaron edhe pse nuk do të marrë pjesë në natën e ҫmimeve.