10 000 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, janë asgjësuar në fshatin Ramicë të Vlorës. Policia ka bërë me dije se ka identifikuar 4 kultivuesit, të cilët i ka shpallur në këkim. Ata janë:

1- D. P., 66 vjeç,

2- P. P., 57 vjeç,

3- V. P., 68 vjeç,

4- P. C., 52 vjeç, me banim në fshtin Ramicë – Vlorë.

Shtetasit e mësipërm në vendin e quajtur “Luadh” pranë fshatin Ramicë, dyshohet të kenë kultivuar rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella nëpër tokat e tyre në kufi me njëri-tjetrin, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie.

E ndërkohë, efektivët blu po punojnë për kapjen dhe arrestimin e kultivuesve.