Pjesa më e madhe e Londrës ishte pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, ndryshe nga disa zona të tjera industriale që votuan masivisht në favor të Brexit.

70%  e londinezëve, votuan pro qëndrimit në BE. Por, tashmë një lëvizje e re ka nisur në Londër, e cila kërkon që të aplikojë si qytet në BE.

“Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropës”, thuhet në peticionin e nisur në faqen Change.org.

“Le të përballemi me pjesën tjetër të vendit, e cila nuk është dakord…..kështu që të bëjmë divorc zyrtar dhe ne të shkojmë me miqtë tanë në kontinent”, thuhet më tej.

Peticioni sipas gazetës britanike “Independent”, i drejtohet kryetarit të Bashkisë, Sadiq Khan,  për ta deklaruar Londrën të pavarur dhe të aplikojë për t’u bashkuar në BE, duke u përfshirë madje edhe në zonën Shengen dhe në euro.

 Peticioni është nënshkruar nga 28 mijë persona brenda pak orësh.