Policia bashkiake, Tatim-Taksat dhe specialistët e Urbanistikës kanë nisur një aksion të gjerë në të gjithë plazhin e Durrësit, për licencimin e plazheve private. Objekt i kontrolleve janë të gjithë ato subjekte që ushtojnë aktivitetin shfrytëzim plazhi privat nga Ura e Dajlanit deri në kufi me Golemin, duke përfshirë edhe Shkëmbin e Kavajës.

Të gjitha subjektet do të kalojnë në sitë të kontrolleve, kjo pasi taksa e plazheve private me vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak është ulur në 300 lekë metri katror. Kjo do të thotë që një subjekt prej 200 metrash katrorë, nuk paguan as 3 milionë lekë, as 1 milion, por 600 mijë lekë të vjetër.

Me 100 lekë metri katror, janë plazhet e tjera në veri të Durrësit, deri në Gjirin e Lalzit. Me uljen e tarifës së plazheve, synohet të shmanget edhe evazioni fiskal, i cili ka qenë shumë i lartë.

Sipas vendimit të bashkisë, 20 % e sipërfaqes së plazhit i kushtohet publikut.