Vëlla e motër, 11 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën tragjikisht në Kosovë, pasi ranë në një gropë të mbushur me ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës rreth orës 14:00 të së enjtes, kur ranë në gropën që i mori jetën, e cila ishte hapur për t’u kryer disa punime.

Tragjedia e familjes Mramori ka tronditur mbarë opinionin kosovar. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, përmes një shkrimi autorial ka fajësuar qeveritarët për tragjedinë që ndodhi në Kolovicë.