Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka dalë në një konferencë për median duke njoftuar dorëheqjen e tij, pas rezultatit të referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian.

Cameron deklaroi se respekton vullnetin e popullit dhe përfundimin e referendumit dhe njoftoi se do të dorëhiqet.

“Vendi ka nevojë për një lider të ri. Populli britanik ka bërë një zgjedhje dhe ne do ta respektojmë atë”, ka thënë Cameron gjatë deklaratës për mediat.

52% e qytetarëve britanikë kanë votuar që të dalin nga unioni ndërsa 48% kanë votuar pro qëndrimit në BE.