Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ka bërë të ditur në studion e “Opinion ” se të hënën në emisionin e tij investigativ do të transmetohet një tjetër kamerë e fshehtë.
Sipas tij, edukatorja e cila shfaqet në video, ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve pa e ditur se po filmohej. Pamjet që do të transmetohen janë rrëqethëse dhe arsyet e dhunës shokuese.





