Një 4-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor, që ka ndodhur sot në afërsi të komunës Cascina në provincën e Pizas, ndërsa nëna e tij ka marrë plagë më të lehta.
Makina me të cilën udhëtonin nënë e bir, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga një banore rezidente në këtë komunë.
Pas aksidentit vogëlushi është transportuar menjëherë me helikopter, në spitalin pediatrik Meyer të Firences. Momentalisht, ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
E plagosur nga ky aksident ka mbetur gjithashtu edhe drejtuesja automjetit tjetër me të cilin janë përplasur shqiptarët.





