Rekrutuesi i ISIS, slloveni Rok Zavbi, 26 vjec, i arrestuar më 6 maj 2016 në Lubjanë, është ekstraduar sot në Itali. Ky është rasti i parë i ekstradimit të një rekrutuesi të ISIS në Itali e vënies së tij në dispozicion të antiterrorizmit italian.

Me urdhër të Prokurorisë italiane të Venecias, ndaj Rok Zavbit ishte lëshuar një urdhër arrestimi europian me akuzën e rekrutimit të luftëtarëve të rinj të ISIS me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.

Hetimet e Prokurorisë së Venecias kanë vërtetuar se Rok Zavbi ishte mjaft pranë imamit Bilal Bosniç, e ishte dërguar posaçërisht nga ai për të rekrutuar luftëtarë të rinj të ISIS në territorin e komunës Belluno në provincën e Venetos.

Ai akuzohet së bashku me shqiptarin e maqedononisë Ajhan Veapi, për rekrutim të “foreign fighters” në veri-lindje të Italisë.

Gjithashtu prokuroria italiane ka mundur të vërtetojë lidhjet e sllovenit Rok Zavbi me rekrutuesin maqedonas me origjinë shqiptare Ajhan Veapi, rezident në qytezën e Azzano Decimo, po në provincën e Pordenones ku ka jetuar dhe slloveni Rok Zavbi.

Ajhan Veapi, është arrestuar nga antiterrozmi italian gjatë muajit shkurt të 2016 i konsideruar si një nga rekrutuesit më aktiv në veri-lindje të Italisë me misionin special të individuaizmit të luftëtarë të rinj të ISIS në këtë territor.

Si slloveni Rok Zavbi ashtu dhe Ajhan Veapi për autoritetet e antiterrorizmit italian kanë qënë në lidhje të ngushta me imamin Bilal Bosniç.