Specialistë të ADZM Shkodër, në bashkëpunim me botanistë italianë dhe të Universitetit të Tiranës, po realizojnë studimin e florës në liqenin e Shkodrës.
Ky studim bëhet në kuadër të projektit "NATURA 2000", ku është i përfshirë edhe liqeni i Shkodrës “Rezervat Natyror i Menaxhuar”.
Ky liqen shquhet për biodiversitetin e tij, por mbi të gjitha me shumëllojshmërinë e faunës ujore dhe asaj nënujore.
Me aplikimin e moratoriumit mbi gjuetinë e kafshëve dhe shpendëve të egër, fluturakët në këtë liqen janë shtuar duke nxitur kështu edhe turizmin e vëzhgimit të shpendëve të rrallë. Këtu, po rikthehet edhe Pelikani Kaçurrel që deri tani e kishte ekskluzivitet vetëm lagunë e Karavastasë.
Një veçanti tjetër e këtij liqeni është dhe flora ujore me zambakët e ujit që mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme të tij. /ATSH/





