“Mos trokisni mbi shalqinj, gjithsesi nuk do ju përgjigjen”, ka qenë kjo fraza e shkruar në një tabelë, në një supermarket të Italisë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për shaka, apo nëse pronarët e kanë seriozisht, por fotoja po klikohet tej mase në rrjetet sociale.

Me sa duket ky zakon që shpesh e bëjnë edhe shqiptarët, iu përket kinezëve. Këta të fundit kanë reaguar duke publikuar foto dhe video teksa trokisnin mbi shalqinjtë, si për të treguar që ky është një zakon i tyre për të parë nëse ai është i pjekur ose jo.