Kandidaturat e këtij viti të ‘Top Awards’ duket se kanë hasur mjaft kontestime nga këngëtarë të ndryshëm. Pak kohë më parëishte 2Po2 ai që u revoltua me kandidaturat, e ndërkohë listës i shtohet edhe Genta Ismaili.
Genta duket se nuk është pajtuar me fatin e mos nominimit në “Top Awards”, pasi kënga e saj ‘Shake It’ është njëkëngë mjaft e pëlqyer dhe e dëgjuar nga publiku.
Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, këngëtarja i bënë thirrje fansave që ta bojkotojnë këtë event muzikor, transmeton Telegrafi.
“Manual për injorim nga Top Awards: 20,603,118+ YouTube vieës, 52,000+ likes, 2543+ comments, 44,830+ people talking about this, 200,000+ facebook likes, 200,000+ shares, Qindra video selfie ne Instagram. Kënga më e dëgjuar e 2016.
Nëse dëshironi që këngët e juaja të preferuara te nominohen duhet të kenë statistika 50% më të vogla se këto lart”, ka shkruar Genta në Facebook.





