Një 35-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, paraditen e djeshme.
Bëhet fjalë për Xhetan Ilnicën, i cili punonte prej disa muajsh në Monfalcone në një fabrikë, ku ngrinin me vinç struktura të rënda metalike.
Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi ra një objekt me peshë prej 4.4 tonësh, që e zuri atë në pjesën e sipërme të trupit.
Bashkë me shqiptarin po punonin edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë në punë.





