Një 35-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Arjan Marfani, 35 vjeç, lindur në Lezhë u ekstradua pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 410, datë 11.08.2014, ka caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg“, për kryerjen e veprën penale të “Kanosjes“ kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.