Bashkia Durrës vijon punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve kulluese, me qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit dhe parandalimin e përmbytjeve gjatë reshjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako bëri të ditur se në Hamallaj po punohet për pastrimin e kanalit të dytë kullues.
Sipas Sakos, në këtë zonë janë pastruar rreth 17 kilometra kanale ujitëse dhe 7 kilometra kanale kulluese.
Postimi i plotë:
Puna në terren vazhdon! 🏗️
Pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese 💧 vijon në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës, me ndërhyrje konkrete për përmirësimin e sistemit të kullimit dhe parandalimin e problematikave gjatë reshjeve.
📍 Në Hamallaj po punohet për pastrimin e kanalit të dytë kullues. Vetëm në këtë zonë janë pastruar rreth 17 kilometra kanale ujitës dhe 7 kilometra kanale kulluese, duke përmirësuar ndjeshëm funksionimin e rrjetit kullues.





