Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata “Çamëria” do të përkujtojnë këtë vit, në 24 qershor në orën 19:00, ditën e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët Grekë.
Ditën e premte PDIU fton të gjithë shqiptarët anembanë trojeve të mblidhen në varrezat e Kllogjerit, pranë fshatit Mursi në Sarandë, në marshimin biblik të përvitshëm, për të përkujtuar Shqiptarët e Çamërisë që humbën jetën nga genocidi i shovinistëve grek.





