WeTick është aplikacioni më i ri dhe shumë interesant që ka fituar vëmendjen maksimale nga publiku ditët e fundit. Nëse Facebook-u, Instagrami dhe Snapchat-i janë kthyer në rrjetet me përdoruesit më të mëdhenj të komunikimit, Wetick pretendon që shumë shpejt të kthehet në rrjetin social më trendy.
Çfarë ofron WeTick për të gjithë përdoruesit?
Wetick është një aplikacion shumë interesant dhe argëtues. Duke e shkarkuar në appstore dhe playstore, Wetick mund të kthehet në aplikacionin më të domosdoshëm të rrjeteve sociale.
Nëse ke vështirësi për të marrë një vendim, ka diҫka që nuk e mban mend apo je në dilemë? Të duket e çuditshme, por ja që është vërtet mjaft e thjeshtë për të ndihmuar veten me WeTick.
Aplikacionin mund ta shkarkosh në appstore dhe playstore më dy nga opsionet e preferuara; vendos kohën dhe ndiq rezultatet që do të të serviren.
Programi i ri është interaktiv në të njëjtin model si ato që jemi njohur më parë, ka edhe një opsion interesant që e bën atë akoma më interaktiv dhe përfshirës. WeTick ofron mundësinë mes dy miqve përshembull të sfidojnë njëri-tjetrin me foto të ndryshme apo qoftë edhe foto personale për të parë se kush pëlqehet më shumë nga të dyja, në këtë rast mjafton të “tick” me një klikim dyfish tek fotoja që të pëlqen bërë kështu zgjedhjen tënde.
Një barometër i mirëfilltë imazhi dhe popullariteti, që po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë. Të rinjtë kanë filluar të sfidojnë njëri-tjetrin, qoftë me foto personale, ashtu edhe me foto të personazheve të ndryshme, për të parë se kush pëlqehet më shumë.
WeTick është falas, mjaft ndihmues për ndryshimet e reja që ndodhin. Përdore edhe për:
– Miqësohu me ҫdo mik të ri.
– Ndryshimet që bëjnë miqtë me profilet e tyre, që nga më të thjeshtat te më të vështirat.
– Njoftohesh në kohë reale me të gjitha ndryshimet e reja që ndodhin në rrjetin social.
– Poston foto dhe video.
Provoje tani!





