Në një qendër kërkimore në kryeqytetin e Provincës Sishuan të Kinës, kanë ardhur në jetë dy pandat e seksit femër, të cilat peshojnë respektivisht 144 dhe 113 gramë. Këto panda janë pandat e para që lindin për këtë vit.
Kafshët janë nën kujdesin e kujdestarëve. Pandat janë kryesisht kafshë të Kinës Qendrore. Ato janë kafshë mjaft të rralla dhe aktualisht mendohet se në total në botë janë afro 3.000 arinj panda.
“Këto panda duken vërtet të shëndetshme dhe këtë gjë e kuptojmë përmes zërit të tyre. Edhe nga paraqitja nuk vërejmë asnjë shenjë dobësie”, thotë kujdestarja e tyre.
Lindja e dy pandave ishte një lajm mjaft i mirë për qendrën kërkimore.
“Nën regjimin e ushqimit artificial mundësia e të pasurit të binjakëve është rritur, krahasuar me mjedisin normal. Gjithashtu, përkujdesja pas lindjes ndikon pozitivisht në shëndetin e pandave. Besoj se këto janë aspekte mjaft të nevojshme për të ruajtur pandat, duke qenë se numri i tyre është i ulët.”





