Një shtetas 41-vjeçar nga Burreli, duket se ka shfytëzuar radhët e pacientëve në pritje për të bërë vizitat mjekësore në QSUT, për t'i vjedhur ato. Ai futej mes njerëzve dhe duke i merrte kryesisht portofolat apo sendet personale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë numër 4 kanë bërë të mundur ditën e sotme arrestimin në flagrancë të shtetasit Dritan Kuka. Arrestimi i tij u bë pasi po tentonte të vidhte një shtetas, tek Konsultat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Me finalizimin e operacionit “Urgjenca”, policia dokumentoi një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në ambientet e QSUT nga ky shtetas.

Pas një pune të mirë hetimore, të bërë nga specialistët për hetimin e ku bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit, ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur dhe konkretisht:
1. Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I, tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
2. Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D, në autobusin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
3. Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh, tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
4. Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L, tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
5. Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E, tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
6. Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D, tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.