19 janar 2015 –  Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një statusi në rrjetin social facebook lidhjet që ekzistojnë mes qeverisë dhe grupit të Xibrakës. Për më tepër lexoni komentin e mëposhtëm:

"Të dashur miq, të dhëna të reja nga hetimet dëshmojne se banda shqiptaro – kolumbiane e kokaines eshte banda e "Partise Siçiliste" apo "Hakmarrja per Drejtësi". Kështu nga hetimet rezulton se:

– Rojën dhe sigurimin e impiantit të kokainës e bënte daja i Leart dhe Orik Shytit, i vëllai i Luan Bobratit, pikërisht Famedini (të cilin e thërrasin Buçi), i cili nuk është arrestuar nga Policia.
– Sajmir Batku është kusheriri i parë i Kreshnik Spahiut të "Hakmarrjes për Drejtësi", i akuzuar për një seri vrasjesh.
– Nënkryetari i grupit, Gentjan Gjonaj, qe lidhet direkt me Klement Kolanecin, ka për djalë daje Orik Shytin dhe ka miqësi të ngushtë me Olsi Ramën. Gentiani është ndërtues ne "Elbasan Arena" dhe duket ndau paratë me Ramat (Edvinin, Olsin?)
– Kushërira e parë e Gentian Gjonaj, Ina Luçi, ndrikullë e "Hakmarrjes per Drejtesi", ishte koordinatore personale e Edi Rames ne Vlorë dhe pas zgjedhjeve Rama e emëroi drejtoreshë te Hipotekës (ne denoncuam në Parlament kete akt te papergjegjshem). Sot Ina është drejtoreshe e INUK, pasi "Hakmarrja për Drejtësi" zgjidhi problemet e pronave në Vlorë.
– Banda e kokaines eshte banda e Partise Siçiliste sepse dy Dalipet e bandes jane kusherinj të parë të zëvendësministrit dhe ish deputetit siçilist Dalipi, fitues tenderash ne "Elbasan Arena".
– Dy Dalipet janë miq për kokë të dy anëtarëve të tjerë të bandes "Hakmarrja per Drejtesi" Dabullet, djemtë e deputetes siçiliste Arta Dade, të cilët në rast se ju kujtohet nisen kohe me parë arkën me mineral, me postë në adresë të Orik Shytit.
– Dabullët kanë në rrethin e tyre më të ngushtë Gregor Ramën. Ne Parlament dhe ne FB kam denoncuar lidhjet e Gregut me Dabullet si në rastin e kompanisë së lojrave te fatit "Eurofil" te kesaj bandë ashtu dhe në rastin e revoles në ballin e Muhos (drejtorit te pergjithshem te hipotekës) për Hotel “Vollgën” në Durrës.

Vet Gregu, me shkruajne se, para 8 ditesh ka drekuar ne Elbasan me Kelment Dalipin.
Banda eshte e Partise sepse Kolumbinot e saj kane ardhur ne Shqiperi me viza te nxjerra direkt me urdher te neo-bllokmenit Ditzi Bushatit, pra si te thuash me rruge diplomatike.
Che Guevarat e "Hakmarrjes për Drejtesi" njelloj si Reformato i Partise Siçiliste, nuk figurojne ne regjistrin e te huajve!
Ne drejtim te bandes se Partise nuk është vetem Ermali, djali i Ilir Hoxhës, por është dhe nipi tjeter i diktatorit, Dritan Kolaneci, djali i Pranvera Hoxhës.
Ne qofte se Klementi, i ati i Dritanit, lidhjet i kishte direkt me Gentian Gjonaj, Dritani lidhjet i ka direkt me Genc Xhixhën, qe fluturon dhe vjen nga Kuba ne çdo fushate elektorale te Edi Rames.

Banda eshte e Partise Siçiliste, eshte "Hakmarrja per Drejtesi", sepse pas zgjedhjeve kjo bande u rivendos totalisht ne Shqiperi. Orik Shyti i denuar perjete per aktin terrorist te vendosjes se autobombes ne Tirane, leviz lirshem ne Tirane dhe Shqiperi me ndihmen e Belushkes, njelloj si ne rastin e Riformatos ai nuk regjistrohet ne sistemin TIMS gjate kalimit te kufirit ne Rinas. Sipas Briseldes se Tatimeve, mbeses se Nallbatit te "Hakmarrjes", ai eshte nje taksapagues shembullor qe meriton dhe bleten e arte. "Hakmarrja", me angazhimin e vet Rames, sugarit te tij Fuga apo Veliajt, ben ligjin ne tenderat dhe koncesionet e qeverise.

Edhe kesaj radhe qeverise i ka mbetur rrota ne drogen e Partise por jo ne kanabis por ne kokaine.
Operacioni i Policise Gjermane, Interpolit, Europolit, Prokurorise se Krimeve te Renda, te cilin Rama dhe Tahiri e shiten si suksesin e tyre, ju doli si suksesi i rrotes se avionit te Riformatos.

Policia nuk ka "gjetur" edhe 12 anetare te tjere te grupit sepse anetaret e bandes ne drejtim te Policise se Elbasanit dhe te Ministrise duket se i kane njoftuar!!
Sajmir Tahiri behet cope ti bindi gazetaret se linja e droges eshte nga Venezuela, pra e lidhur me Meten, dhe jo nga Kolumbia, pra e lidhur me Ramën!! sb"