18 janar 2015 – Edi Rama ka qenë dje në Spitalin Amerikan, ku nëna e tij Aneta i është nënshtruar një operacioni. Ky lajm është bërë i ditur nga mjeku neurokirurg turk, Baris Saygili, i cili menjëherë pas operacionit i ka postuar në Facebook, fotot e tij me kryeministrin e Shqipërisë.
Natyrisht, ashtu sikurse pritej, kirurgu turk ka marrë shumë urime nga komentuesit në faqen e tij, ku ata e cilësojnë si "mjekun më të mirë të Shqipërisë".
Në fakt nuk ka si të ndodhë ndryshe, përderisa kryeministri e ka bërë zakon t'u besojë mjekëve të huaj dhe spitaleve private. Gruaja e tij Linda, e lindi të birin Zaho në një spital jashtë shtetit, tani dhe e ëma Aneta operohet nga një mjek i huaj, në një spital privat.
Rama vetë, ndërmerr udhëtime në SHBA për kontrolle mjekësore, ndërsa kur kthehet në Tiranë u betohet shqiptarëve se shëndetësia publike po rilind. I sigurtë për trajtimin e mirë në spitalet private, Edi Rama e ka lënë mamanë aty dhe është nisur drejt Londrës për të marrë pjesë në një ekspozitë.
/Lapsi.al/





